ShBA-ja dhe Britania e Madhe nisën mëngjesin e së premtes një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen.
Sulmet e tyre vijnë si kundëpërgjigje ndaj sulmeve që kreu grupi Houthi ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.
Tani, pamjet e publikuara nga ministria britanike e mbrojtjes tregojnë momentin kur aeroplani britanik Typhoon godet një objektiv në Jemen.
Një ndërtesë shihet në pikësynimin e aeroplanit britanik, përpara se të ndodhte një shpërthim i madh.
Kjo ishte një nga dy zonat e qëlluara nga Britania e Madhe, sipas ministrisë.
“Typhoon po fluturonte me shpejtësi prej 965 kilometër në orë deri në 1,287 kilometër në orë dhe megjithatë ai imazh është pothuajse absolutisht statik”, tha analisti i mbrojtjes Michael Clarke.
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...