Televizioni shtetëror i Kinës i ka transmetuar pamjet e testimit të raportuar të një sistemi mbrojtës kundërajror, përfshirë edhe hedhjen e një rakete të xhiruara nga disa pozita, si dhe një pamje të zyrtarëve qeveritarë duke e vëzhguar ngjarjen.
Testimi u përcoll nga një urdhër për të filluar prodhimin në masë të këtij sistemi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.
“Ky sistem i armës, aftësia operacionale e së cilës është verifikuar tërësisht, duhet të prodhohet në masë dhe të vendoset nëpër gjithë vendin… në mënyrë që t’ia shuajë komplet armikut ëndrrën e egër për ta komanduar hapësirën ajrore,” ka thënë kjo agjenci.
Ky testim ishte më i fundit në serinë e lëvizjeve të Pyongyang që për qëllim ka ta dëshmojë fuqinë e vet ushtarake.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...