Zbulohen informacione, fotografi dhe pamje të reja lidhur me largimin jashtë vendit nga Aeroporti i Stambollit të Faruk Fatih Özer, themeluesit dhe drejtuesit të platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex i cili në kuadër të hetimit kërkohet me njoftim të kuq ndërkombëtar.
Në pamjet e kamerave të sigurisë që ka siguruar Anadolu Agency (AA), vërehet se Özer rreth orës 17:15 ditën e martë më 20 prill ka mbërritur në aeroport me një automjet ngjyrë të zezë me targë 34 DFC 567 dhe në hyrje të parkingut të mbyllur përballë derës numër 3 shihet se ai i jep personelit për parkim mjetin e tij dhe merr çantën e shpinës në sediljen e pasme.
Më pas në pamje shikohen momentet kur Özer hyn në orën 17:21 në terminal nga dera numër 3 duke ecur dhe duke kryer procesin e check-in në sportelin e biletave me numër M-18 në orën 17:46.
Në regjistrimet e kamerës së sigurisë, Faruk Fatih Özer, në terminalin ndërkombëtar të nisjeve kryen në orën 17:57 procedurat e daljes në sportelin e pasaportave me numër 32 dhe pasi shëtit për një kohë në hapësirë të zbrazur ai kryen veprimet në derën e fluturimeve C-4 dhe hipën në avion drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.
Në pamje tërheq vëmendjen se Özer nuk ka pasur kontakte me ndonjë person për periudhën që ka qëndruar brenda aeroportit dhe se është përpjekur që largimin e tij ta tregojë si një udhëtim normal.
Procesi
Prokuroria e vendit më 22 prill filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua me dokumente dhe regjistrime se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill dhe se nuk kishte ndonjë veprim në adresat zyrtare të kompanisë.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për 82 persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Ekipet e drejtorisë kundër krimit kibernetik kapën 81 persona në një operacion të zhvilluar në 8 qytete me qendër Stambollin, ndërsa nga të dyshuarit u arrestuan 6 persona përfshirë Güven Özer, vëllain dhe Serap Özer, motrën e Faruk Fatih Özer. Gjithashtu 38 prej të dyshuarve u liruan me kushtin e kontrollit gjyqësor dhe 37 të tjerë në gjykim të lirë.
Vazhdojnë punimet për kapjen e Faruk Fatih Özer, pronarin e Thodex ndaj të cilit më 23 prill është lëshuar një njoftim i kuq ndërkombëtar nga Interpoli.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...