Publikohen pamje, ja si u futen trupat ruse në Ukrainë

08:08 | 24 Shkurt 2022
S D

Shërbimi i kufirit shtetëror ukrainas ka publikuar pamjet e futjes së trupave ruse në Ukrainë nga një pikë kufitare.

Video, sipas autoriteteve ukrainase, tregon futjen e trupave ruse nga Krimea.

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse.

Nga ai moment ka pasur sulme të shumta ndaj disa qyteteve ukrainase./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme