Pse Zaporizhzhia është tani fokusi i forcave ruse?

15:35 | 25 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Gjatë ditës së sotme janë raportuar sulme me raketa në qytetin jugor të Zaporizhzhia në atë që shihet si sulmi më i madh në qytet deri më tani. Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka pocizionuar tre nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km në jug të qytetit, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në Zaporizhzhia.

Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti, veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e industrisë së rëndë duke përfshirë një fabrikë çeliku dhe disa kompani, duke përfshirë fabrikën Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë dhe helikopterë që rusët pretendojnë se i kanë goditur dhe për prodhimin e radarëve.

Më herët gjatë konfliktit, shumë njerëz nga Mariupol u nisën për në qytet, i cili deri më tani mendohej se kishte qenë relativisht i sigurt. Zaporizhzhia është gjithashtu afër një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Europë, në bregun jugor të lumit Dnieper.

Normalisht, termocentrali gjeneron më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme