Pse u detyrua Theresa May të nxjerr ushtrinë në rrugët e Britanisë?

21:41 | 25 Maj 2017
Trina Galanxhi

Pas sulmit vdekjeprurës në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 persona, Britania e Madhe rriti masat e sigurisë në nivelin më të lartë dhe nxorri në rrugë ushtrinë.

Qindra ushtarë të Britanisë dolën në rrugë në qytet më të madhe të vendit,  transmeton portali arbresh.info

Arsyeja se pse u detyrua ushtria të dalë në rrugë lidhet me vendimin e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila në vitin 2015 morri vendim që të zvogëlojë numrin e policëve.

Përkundër paralajmërit të policisë që zvogëlimi i numrit të tyre, deri në 20 mijë, do të shkaktontë dëm në lidhje me sigurinë e vendit dhe kërcënimet terroriste, Theresa May u ishte përgjigjur atyre duke ju thënë se ‘Britania do të adoptojë një stil  ushtarak mbi sigurinë e vendit’.

Në rrugët e Britanisë se Madhe tani gjenden  rreth 20 mijë policë më pak sesa që ishin në vitin 2009./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme