Pandemia tregon se njerëzit në të gjithë botën janë të ndikueshëm nga lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit. Por cilat janë arsyet psikologjike për këtë? Dhe a ka njerëz që janë më të prirur për këtë se të tjerët?
Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019. Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sipas një fotografie të një artikulli gazete, që u shpërnda në Instagram. Në atë kohë, kilianët protestuan kundër rritjes së çmimeve të biletave të metrosë. “Unë isha plotësisht e tronditur dhe mendova: ‘Çfarë po bëjnë policët?'”, thotë Jacqueline F. duke hedhur vështrimin pas.
Ajo ra aksidentalisht pre e një lajmi të rremë – të tjerët duan t’i besojnë dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit. “Kjo varet nga preferencat e mia”, shpjegon studiuesi i konfliktit Andreas Zick, “unë besoj në mitet konspirative kur kam paraprakisht qëndrime ose stereotipe të caktuara negative.” Stereotipe negative mund të jenë, për shembull, policia, qeveria ose edhe aktivistët në luftë kundër ndryshimit të klimës.
Ekspertët në të gjithë botën i shohin teoricienët e konspiracionit si një kërcënim për demokracinë
Në internet ka oferta të panumërta që ta konfirmojnë mendimin tënd, thotë Zick. “Unë konsumoj atëherë vetëm kanale që korrespondojnë saktësisht me mendimin tim. Kjo është më shumë se një flluskë, është një lloj universi paralel që plotëson të gjitha nevojat e mundshme.”
Frika luan një rol të madh në këtë, thotë pedagogu i psikologjisë Andreas Kappes nga City University në Londër. “Mund të jetë që dikush ka frikë nga gjilpërat dhe nuk dëshiron të vaksinohet për shkak të kësaj,” shpjegon ai. Ky person kërkon pastaj informacion që thotë se vaksinat janë të rrezikshme dhe nuk duhet të vaksinohesh.
“Prandaj nuk ka rëndësi të pyesësh veten,” Pse nuk i besojnë njerëzit shkencës”, por më mirë të pyesësh “Pse nuk duan t’i besojnë shkencës?” Sipas Kappes pra nuk kemi të bëjmë me një situatë, në të cilën në njërën anë kemi njerëz të shkolluar dhe nga ana tjetër ata pa shkollkë.
Thuajse nuk ka ndryshim midis burimeve serioze dhe atyre të dyshimta
Sidoqoftë, aftësia për të bërë dallimin midis burimeve të mira dhe të këqija luan një rol të rëndësishëm, shpjegon neuroshkencëtarja Franca Parianen. “Ideologët e konspiracionit priren thuajse të mos bëjnë dallime, kur burimet e tyre janë burime ekspertët dhe kur burimi është thjesht ndonjë video në YouTube,” shpjegon ajo. Fëmijëve thjesht nuk ua mësojnë këtë mjaftueshëm në shkollë.
Përveç kësaj, të prirur për lajme të rreme janë shpesh njerëz, të cilët kanë përjetuar një humbje të madhe të kontrollit në jetën e tyre, thotë Parianen. Lajmet e rreme ua kthejnë njerëzve këtë kontroll. “Bota papritmas bëhet shumë e kuptueshme”, shpjegon neuroshkencëtarja. “Dhe kur ata që u besojnë teorive të konspiracionit ndihen të pasigurt, përpiqen edhe më fort t’i bindin njerëzit e tjerë. Sepse kur të njëjtën gjë e beson edhe dikush tjetër, atëherë unë ndjehem përsëri i konfirmuar.”
Një faktor nxitës gjatë pandemisë është edhe mërzia. “Mërzia kontribuon që njerëzit të ngatërrohen në teoritë e konsiperacionit”, shpjegon Parianen. Papritmas ke shumë kohë të shikosh në internet një numër faqesh dhe grupesh. Dhe ke një komunitet dhe nuk ndihesh më vetëm në shtëpi. Kështu identifikohesh me një grup.
Algoritmi si katalizator për lajmet e rreme
“Fake news” nuk është vetëm një produkt i psikologjisë së përdoruesit, thotë Jens Koed Madsen, Asistent i Lartë i Kërkimeve në Universitetin e Oksfordit – por edhe i rrjeteve sociale. Kombinimi i mendimit vetjak dhe i algoritmit është i rrezikshëm. Një studim amerikan thotë, për shembull: lajmet e rreme përhapen në Twitter shumë më shpejt sesa lajmet reale. “Lajmet e rreme shpesh përmbajnë gjuhë emocionale, shpesh edhe gjuhë shumë të çmendur”, shpjegon Madsen. Ndonjëherë dezinformimi është aq absurd dhe “qesharak” saqë atë e shpërndajnë madje edhe njerëz që nuk e besojnë atë.
Por njerëz që besojnë në teoritë e konspiracionit ende mund të binden me argumente racionale, shpjegon Andreas Kappes. Këtyre njerëzve thjesht duhet t’u drejtoheni në mënyrën e duhur. “Po t’i kundërshtosh, ata nuk do t’ju dëgjojnë”, thotë psikologu. Ju duhet të gjeni gjuhë të përbashkët, diçka për të cilën mund të bini dakord – pastaj diskutoni dhe përdorni fakte. Sepse: njerëzit që besojnë në lajme të rreme duhet të gjejnë diçka ku të mbështeten.
“Të ndihmon kur kërkon fusha në jetë që mund t’i kontrollosh, të anëtarësohesh në organizata demokratike,” shpjegon Parianen, “Lidhjet e sigurta në ambjentin tënd përreth të ndihmojnë gjithmonë”. Dhe: kompetenca për të kuptuar burimet. Dallimi se cilat burime janë serioze dhe cilat jo.
Kjo veçanërisht i ndihmon njerëzit si Jacqueline F. të cilët bien aksidentalisht pre e lajmeve të rreme. Kur Jacqueline F. vuri re se lajmet në lidhje me oficerët e policisë që keqtrajtuan dhe varën njerëz në Kili ishin të rreme, asaj i erdhi pak turp. Kjo është arsyeja pse që nga ajo kohë ajo hulumton më me kujdes: “Kur nuk e di nëse diçka është në rregull apo gabim, atëherë përpiqem të gjej më shumë informacion në lidhje me të. Mundohem të mbështetem në burime të besueshme dhe jo në faqe të dyshimta të inernetit.”/DW/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...