Gjigantët e mediave sociale Twitter, Intagram dhe Facebook, të cilat janë pjesë e kompanisë Meta, kanë bërë me dije se do të fshijnë videot në të cilat tregohet ekzekutimi i ish- kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Meta, sqaroi se arsyeja e fshirjes së tyre është pasi shkelin rregullat e mediave sociale për përmbajtje të dëmshme.
Videot e shfaqura ku Abe u qëllua dy herë u bënë virale në platformat e mediave sociale. Është raportuar se ndërsa disa nga videot tregojnë vetëm momentet para dhe pas sulmit, të tjerat kanë regjistruar momentin e të shtënave.
Meta deklaroi gjithashtu se ka çaktivizuar llogaritë e të dyshuarit në Facebook dhe Instagram.
“Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Japonisë, z. Shinzo Abe.
Ne nuk tolerojmë dhe nuk do të tolerojmë asnjë sjellje të dhunshme në platformën tonë. Për ta mbajtur platformën tonë një vend të sigurt, ne po punojmë për të hequr çdo përmbajtje të dhunshme në lidhje me incidentin”, thuhet në një deklaratë të Meta.
Twitter tha se po punonte për të adresuar përmbajtjen e dëmshme në lidhje me incidentin duke hequr në mënyrë proaktive materialin që shkel rregullat e tij.
Abe po mbante një fjalim në rajonin perëndimor të Nara kur u qëllua. Ai u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter, por që në momentet që po transportohej nuk tregonte shenja jete. Abe kishte lënë detyrën e kryeministrit në vitin 2020./gsh/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza