Google ADS

Pse shefi i OBSH-së nuk po testohet për koronavirus

11:45 | 3 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Me 1 nëntor, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se ai kishte rënë në kontakt me dikë që doli pozitiv për Covid-19. Ai planifikoi të izolohej, dhe të vazhdonte të punonte nga shtëpia.

Por, pas deklaratës, Dr. Tedros (siç quhet zakonisht) nuk u testua për Covid-19, transmeton portal arbresh.info

“Protokolet tona aktuale nuk kërkojnë që ai të testohet. Testimi bëhet në rast të shfaqjes së simptomave”, tha tha Mike Ryan, epidemiolog i ngarkuar me përgjigjen Covid-19 të OBSH-së, në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters.

Mediat e amerikane theksojnë se mund të duket e çuditshme, ose ndoshta e palogjikshme, që vjen nga dikush me një formim shkencor.

Sipas Quartz është vetë OBSH që thekson gjithmonë se ekziston një rrezik real që një person të jetë pozitiv edhe nëse nuk shfaq simptoma.

Shkencëtarët theksojnë se Covid-19 merr një mesatare prej 5 ditësh që të njihet në trup, ndonjëherë simptomat mund të shfaqen edhe pas 2 jave.

Lideri i OBSH-së ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe në rast të përkeqësimit të gjendjes do të kërkojë ndihmë mjekësore. Për sa kohë që ai po monitoron simptomat e tij dhe po kërkon ndihmë mjekësore nëse fillon të ndihet keq, nuk ka nevojë të menjëhershme që ai të bëjë një test. Pas dy javësh pa simptoma, ai mund të hyjë në mënyrë të sigurt nga izolimi pa rrezikun e përhapjes së sëmundjes pa dijeni.

Si një lider Dr. Tedros është duke dhënë një shembull të mirë për praktikat më të mira Covid-19, veçanërisht kritike në një kohë kur pjesa më e madhe e Europës po shkon në një bllokim të dytë dhe rastet në SH.B.A. po vendosin rekorde ditore. Siç ka thënë shefi i OBSH-së, kjo është mënyra e vetme për të ndaluar pandeminë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme