Pse Paris Hiltoni i Rusisë po përpiqet të mposhtë Vladimir Putinin?

21:49 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Në Rusi kandidate për Presidente është një yll televiziv, me flokë të bardhë, që ndryshe njihet si Paris Hilton.

Ksenia Sobchak, është një kandidate për zgjedhjet presidenciale të Rusisë që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, pasi ajo shpreson që zyrtarisht të mposhtë Vladimir Putin.

Fushata e saj me sloganin “Kundër të Gjithve”, 36-vjeçarja është kthyer në një zë unik në sezonin e zgjedhjeve të Rusisë, transmeto portali arbresh.info

Edhe pse në stil të fushatës së Trump, ajo nuk do të ketë fatin e tij dhe t’i ofrohet presidencës.

Putin, i cili nuk ka pse të shqetësohet për kritikat në mediat shtetërore të Rusisë, gëzon vlerësime të larta miratimesh.

Por pse Sobchak morri shqetësimin të sfidojë atë? Pikërisht në zgjedhjet ku ajo e di se nuk ka asnjë shancë?

Shifrat e opozitës ruse dyshojnë se oferta presidenciale e Sobchak është pjesë e një komploti të hollë të Kremlinit që i shërben tre qëllimeve kryesore: të zvogëlojë apatinë e votuesve, të ndajë mbështetjen për kundërshtarët e tjerë të Putinit dhe të nxisë iluzionin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në vendin e rrënuar nga akuzat e përhapura për korrupsion.

Sobchak e ka njohur Putinin që kur ishte fëmijë, ai madje morri pjesë në pagëzimine  saj, por ajo ka kundërshtuar publikisht sundimin e tij prej vitesh.

Babai i saj, Anatoli Sobchak, ishte mentori i Putinit. Në vitin 1999, pasi Sobchak u nënshtrua hetimeve për keqpërdorimin e fondeve gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Shën Petersburgut, atëkohë Putin kryeministër e ndihmoi atë të kthehej nga mërgimi.

Ai humbi jetën papritur, kur vajza e tij ishte adoleshente dhe për befasi Putin qau në funeralin e tij.

Lidhjet e ngushta midis Ksenia Sobchak dhe Putinit kanë bërë që analistët të vënë në dyshim kredencialet e saj të opozitës. Kandidatura e saj është thjesht një “mundësi e menaxhuar nga Kremlini, për të minuar rivalët e Putinit”, thotë ark Galeotti, një studiues i lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.

Paris Hilton i Rusisë nuk do të fitojë zgjedhjet, por fushata e saj mund të ndez.

Për mediat ruse ajo ka thënë se pas zgjedhjeve të 18 marsit, ajo planifikon të vendosë synimet e saj në Parlamentin e Rusisë.

Analistët rusë dyshojnë se ajo mund të pozicionojë vetën për të kandiduar sërish në zgjedhjet e vitit 2024, kur Putin pritet të jetë 72 vjeç dhe pasi me kushtetutë ai nuk do të mund të kandidojë edhe për një mandate.

Edhe nëse ajo nuk e pozicionon veten për 2024, oferta e saj nuk ishte tërësisht e pavlerë.

Ajo ka përdoru famën e saj, e cila ka marrë hov jashtë Rusisë falë fushatës së saj, për të diskutuar për tema që janë tabu në vendin e saj, përfshirë të drejtat e komunitetit homoseksual, të burgosurit politikë dhe çështjet feministe.

Ajo e ka përshkruar vetën si “e vetmja kandidate që mbështet minoritetet seksuale në Rusi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme