Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar kërkesën e Ukrainës për t’iu bashkuar me shpejtësi NATO-s, duke hedhur poshtë një shtyllë kryesore të “Planit të fitores” të paraqitur nga Volodymyr Zelensky tek liderët perëndimorë në fillim të këtij muaji.
Në komentet që mediat e huaja raportojnë se kanë irrituar aleatët e NATO-s, Scholz përjashtoi troç mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen e afërt, duke këmbëngulur se asnjë vend nuk mund t’i bashkohet aleancës perëndimore ndërsa është në luftë.
Ai gjithashtu përsëriti refuzimin e tij për t’i siguruar Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi të Gjermanisë Taurus dhe shprehu frikën se mbështetja më e madhe e Ukrainës rrezikonte ta tërhiqte vendin e tij në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën, shkruan yahoonews
Bëhet e ditur se kritikat vijnë pasi Zelenksky nisi një vizitë diplomatike në Londër, Paris, Berlin dhe Romë në fillim të këtij muaji, duke paraqitur aspektet kryesore të planit të tij të fitores për udhëheqësit kombëtarë.
Plani iu prezantua edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në shtator.
Kuptohet se plani përfshin një kërkesë për NATO-n që t’i paraqesë Kievit një ftesë për t’u bashkuar me aleancën, si dhe një fund të kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjatë, thellë brenda Rusisë.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë