Duket se Japonia gjithnjë do ta gjejë një mënyrë për të bërë diferencën duke u veçuar nga pjesa tjetër e botës.
Shteti i njohur për kulturën avangardë por edhe traditat ndërshekullore, toka e geishave dhe e samuraive është çuditërisht edhe një nga shtetet e vetme në botë që nuk ka ushtri.
Pse ky vendim?
Dikur, forcat perandorake japoneze kanë arritur të mposhtin Rusinë në vitin 1905, dhe në kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo përbëhej nga mbi 5 milionë trupa ushtarake.
Në ditët e sotme, “ushtria” japoneze, e kufizuar në përmasa dhe përgjegjësi, nuk përbën kërcënim për asnjë shtet tjetër.
Shteti ka vendosur të adoptojë një model pacifist të ‘epokës së pasluftës’ që i mbështet vendet në zhvillim por nuk shërben për t’i frikësuar apo terrorizuar ato.
Pasojat e Luftës së Dytë Botërore tek Japonia
Thuhet se sulmi famëkeq i Japonisë në Pearl Harbor i vitit 1941, i shtyu Shtetet e Bashkuara të merrnin pjesë në Luftën e Dytë Botërore për t’u hakmarrë.
Kushtetuta e Japonisë e vitit 1946, e shkruar nga SHBA pasi Japonia u mund prej tyre pas hedhjes së 2 bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, përfshin nenin 9, që e ndalon ligjërisht Japoninë të zotërojë potencial luftarak dhe të bëjë luftë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA e solli Japoninë nën mbrojtjen e saj, sepse Japonia e gjeti veten të bombarduar dhe të goditur nga varfëria.
Pastaj regjimi i vjetër i Japonisë u zëvendësua me një qeveri demokratike dhe Ushtria dhe Marina e saj Perandorake u shpërbënë.
Megjithëse Japonia nuk lejohet të ketë ushtri, ajo investon në mënyrë të kufizuar në Forcat e saj paqeruajtëse vetëmbrojtëse (SDF).
Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë u themeluan në vitin 1954, pavarësisht nenit 9.
Qeveria japoneze argumenton se qëllimi i vetëm i SDF-së është mbrojtja dhe se ato nuk posedojnë armë të përshtatshme për sulm, si bomba, raketa balistike me rreze të gjatë apo aeroplanmbajtëset.
Ndihma ndaj fatkeqësive natyrore dhe disa përpjekje paqeruajtëse të OKB-së janë pjesë e pak aktiviteteve të lejuara të SDF-së.
Nëse sulmohet nga forca më të mëdha armike, SDF duhet të ketë SHBA-në që t’i vijë në ndihmë.
Në thelb, fuqia ushtarake e SDF-së është thjesht mbrojtëse dhe e varur nga SHBA.
Një aspekt tjetër interesant i SDF-së është se ata nuk mbrohen nga një ligj për sekretet ushtarake dhe shkeljet e kryera nga personeli ushtarak trajtohen nga gjykatat civile në juridiksionet përkatëse.
Në prill 2019, perandori Akihito dha dorëheqjen për shkak të moshës.
Froni i është kaluar djalit të tij Princit Naruhito, i cili ka deklaruar se do të fillojë një epokë e re.
Në Japoni, çdo perandor ka epokën e tij me emrin e tij unik.
Për Naruhiton, epoka e re “Reiwa” përafërsisht do të thotë “harmoni e bukur”, një emër që rrjedh nga poezia e lashtë japoneze.
Epoka Reiwa përfaqëson një thyerje të traditës dhe premton se do të ketë një ndikim të fortë tek Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes.
Kjo, së bashku me vendosmërinë e kryeministrit Fumio Kishida për të ndryshuar nenin 9, mund të sugjerojë një fillim të ri, pasi Japonia tashmë po kërkon të jetë më e pranishme në arenën e sigurisë globale, duke ndërtuar një prani ushtarake që duket se kërkon të jetë e bazuar tek historia e lavdishme e shtetit japonez./euronews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...