Izraeli ka thënë se nuk do të dërgojë armë në Ukrainë sepse ato mund të përfundojnë në duart iraniane dhe në kufijtë e tyre.
Kështu deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili më tutje ka zbuluar edhe dy arsyet kryesore se pse nuk e bëjnë një gjë të tillë.
“Para së gjithash, ne jemi afër një vendi ku prezencë ushtarake të Rusisë. Pilotët tanë fluturojnë pranë pilotëve rusë mbi qiellin e Sirisë. Mendoj se është e rëndësishme që ne të ruajmë lirinë tonë të veprimit kundër përpjekjeve të Iranit për t’u vendosur ushtarakisht në kufijtë me vendin tonë”, deklaroi Netanyahu për jerusalempost.
“Së dyti, ne jemi gjithashtu të shqetësuar se çdo sistem që i japim Ukrainës do të përdoret kundër nesh, sepse mund të bien në duart iranianëve. Dhe meqë ra fjala, kjo nuk është një mundësi teorike. Kjo është në të vërtetë ajo që ndodhi me armët perëndimore antitank që po i gjejmë tani në kufijtë tanë. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ai.
Kujtojmë se shteti izraelit llogaritet se ka pajisje të fuqishme ushtarake, duke përfshirë edhe Iron Dome.
Kjo e fundit është një sistem i lëvizshëm i mbrojtjes ajrore për të gjitha motet i zhvilluar nga “Rafael Advanced Defense Systems” dhe “Israel Aerospace Industries”. /Telegrafi/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora