“Fati ynë i keq që kemi zgjedhur besimin e gabuar”. Kështu iu ankua njëherë Hitleri arkitektit të tij, Albert Speer. “Pse duhet të kishim Krishterimin, me butësinë dhe urtësinë e tij?”, kishte pyetur ai. Për liderin nazist, Islami ishte “besimi i burrave” (Männerreligion) – i pastër, po ashtu.
“Ushtarët e Islamit” shkonin në parajsën ushtarake, me “femra të bukura” dhe “lumenj vere”, “një parajsë të vërtetë tokësore”. Kjo, argumentoi Hitleri, i shkon më për shtat “temperamentit gjerman”, sesa “ndymjes çifute dhe marrëzisë së priftërinjve” të krishterë.
Historiani David Motadel i Universitetit të Kembrixhit shkruan në librin e tij “Islami dhe lufta e Gjermanisë naziste” se politika naziste ishte një nga “metodat më të fuqishme për të politizuar dhe instrumentalizuar islamin në historinë moderne”.
Hitleri e vlerësonte Presidentin e parë të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, për nënshtrimin e fesë ndaj shtetit, dëbimin e grekëve dhe masakrën ndaj armenëve. Motadel shkruan se gjatë Luftës së Dytë Botërore, myslimanët luftonin në të dy anët, por vetëm mes nazistëve dhe myslimanëve kishte një lidhje politiko-shpirtërore.
Të dy grupet e urrenin demokracinë liberale, hebrenjtë dhe bolshevikët.
Në prill 1942, Hitleri u bë udhëheqësi i parë evropian që deklaroi që Islami është “i paaftë të bëjë akte terrorizmi”, transmeton shekulli tekstin e WSJ. Gjatë luftës, myslimanët e Ballkanit u përfshinë nga autoritetet naziste në listën e “popujve me racë të mirë në Evropë”.
Udhëheqësi i arabëve palestinezë, Haj Amin al Husseini, Myftiu i Madh i Jerusalemit, rekrutoi disa mijëra të “myslimanëve gjermanë”, si vullnetarët e parë jo-gjermanë për të shërbyer si vullnetare në Schutzstaffel- in e Hitlerit (Trupat e mbrojtjes, SS).
Në nëntor të vitit 1944, Himmler, komandanti i SS, dhe Myftiu i Madh krijuan në Dresden Shkollën Ushtarake të Imamëve nën kujdesin e SS. Pas përfundimit të luftës, disa nazistët myslimanë u arratisën dhe hynë në Qeverinë e Arabisë Saudite si këshilltarë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...