Opinionistët në Uashington dhe zyrtarët e Pentagonit ndonjëherë sugjerojnë se mes opsioneve ushtarake që SHBA ka në dispozicion në çështjen e Koresë së Veriut është vrasja e liderit të saj.
Megjithatë “kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, përveç faktit që është pothuajse e sigurt se do të provokonte një luftë në gadishullin Korean”, paralajmëron analisti për çështjet e mbrojtjes Dave Majumdar në një artikull për “The National Interest”
Problemi i parë: Lokalizimi i Kim
Sfida e parë, sipas Majumdar, do të ishte “lokalizmi i liderit të pakapshëm Kim Jong Un brenda shtetit sekret koreano-verior, ku shtresa të tëra mbrojtje mbrojnë diktatorin e ri, i cili për më tepër, besohet se përdor dublant, shkruan Dita. Analisti shpjegon se mjetet teknike të inteligjencës mund të mbledhin informacion mbi Korenë e Veriut, por lokalizmi dhe identifikimi i një individi kërkon një nivel të lartë precizoni që këto burime nuk mund t’a kenë. Për më tepër, dronët amerikanë si RW- 4 Global Hawk apo MQ-9 Reaper nuk mbijetojnë gjatë brenda hapësirës ajrore koreano-veriore, ku dhe droni i fshehtë Sentinel RQ-170 do të kishte pak mundësi mbijetese.
Zgjidhja do të ishte gjetja e burimeve të inteligjencës njerëzore në terren, por aty janë pothuajse inekzistente, për shkak të sigurisë ekstreme në Korenë e Veriut. Nga ana tjetër, thekson Majumdar infiltrimi në vendin aziatik do të ishte i vështirë, sepse regjimi i Kim përdor një sistem mbikëqyrjeje “fqinjësor” që do të dallonte menjëherë çdo person që nuk i përket një lagjeje.
Problemi i dytë: Eliminimi i Kim
Edhe nëse rastësisht lideri koreano-verior gjendet, sfida e dytë do të ishte eliminimi i tij. Në këtë kuptim, analisti thekson se shënjestrat si Kim janë “fleksible” dhe SHBA do të duhet të bëhet gati për të vepruar menjëherë. Për shembull, nëse Kim gjendet duke vëzhguar testin e një rakete balistike ndërkontinentale, një avion luftarak do të duhej të ishte brenda hapësirës ajrore koreanoveriore duke pritur urdhrin për të sulmuar.
Ky avion ndoshta do të duhej të ishte i fshehtë për të ruajtur elementin “befasi” dhe do të duhej të ishte i shpejtë për të përfituar nga një mundësi shumë e shkurtër, thotë eksperti, i cili vlerëson se një avioni i gjeneratës së pestë F-22 Raptor do të kishte mundësinë më të mirë për të realizuar me sukses këto lloj sulmesh.
Pasojat Sipas Majumdar nëse një sulm i tillë dështon, ka gjasa që të fillojë një luftë në shkallë të gjerë në gadishullin korean në të cilën Kim do të kishte të gjitha arsyet për të përdorur arsenalin e armëve bërthamore. Por edhe nëse rastësisht SHBA përfundon me sukses vrasjen pasojat do të ishin të paparashikueshme, paralajmëron autori i artikullit për të përfunduar se askush nuk e di si do të reagonte Koreja e Veriut dhe ka “shumë shanse” që të niste lufta në shkallë të gjerë e si pasojë bota do përfshihej në kaos.
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...