Kontinenti i Afrikës po rezulton të jetë ndër më të paktit që është prekur nga virusi COVID-19.
Nga 110 mijë raste që janë konfirmuar deri më tani nëpër botë, vetëm 81 janë në kontinentin afrikan.
Egjipti rezulton të jetë më i prekuri, edhe për shkak të pozitës gjeografike afër Europës. Deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 48 raste, ndërsa 17 janë në Algjeri.
Në Egjipt ka vdekur edhe personi i parë nga kjo epidemi. Një gjerman 60 vjeçar, i ardhur si turist një javë më parë është bërë viktima e parë në këtë kontinent, transmeton Gazeta Express. Ai vdiq të hënën, ndërsa ishte diagnostifikuar me sëmundje të premten.
45 persona tjerë janë infektuar në një anije turistike që po udhëtonte nëpër botë, dhe kishte njërën prej ndaljeve në Egjipt.
Një nga arsyet që virusi nuk është përhapur në Afrikë, në krahasim me kontinentin e Europës dhe Azisë ku janë mijëra raste të konfirmuara, është se shtetet janë përballur së voni me virusin Ebola, dhe shumë masa parandaluese vetëm ishin marrë.
Po ashtu, arsye tjetër konsiderohet të jetë nxehtësia me të cilën përballet ky kontinent. Ndërsa ekspertë të shumtë thonë se laboratorët e shteteve afrikane mund të mos jenë mjaftueshëm të sofistikuara dhe mund të ketë më shumë raste se sa janë konfirmuar.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...