Policia spanjolle bëri të mundur largimin e qindra protestuesve pro pavarësisë së Katalonjës që kishin bllokuar prej 15 orësh mbi 500 makina në një autostradë.
Policia rajonale dhe ajo kombëtare bënë me dije se arritën të largonin mbi 200 protestues që kishin ndërprerë qarkullimin e mjeteve në autostradën AP-7 në Girona, një qytet që njihet për mbështetjen e fortë për lëvizjen për pavarësinë e Katalonjës.
Disa nga protestuesit dogjën goma dhe hodhën gurë në drejtim të policisë por situata kaloi pa incidente më të rënda.
Një grup sekret i quajtur “Tsunami Demokratik” mori përgjegjësinë për këtë bllokim të rrugës, ndërsa grupi tjetër separatist, i njohur si CDR, deklaroi se e mbështeti aksionin./Express
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...