Me qindra protestues pro Palestinës u mblodhën pranë hotelit ku është duke qëndruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.
Zona është blinduar nga forcat e policisë, ndërsa dronët janë ngritur në ajër për të bërë të mundur evidentimin e individëve të rrezikshëm. Me qindra persona protestuan kundër “gjenocidit” në Gaza e Netayahu-t përpara një kordoni policie.
Netanyahu pritet të flas sot në Kongresin amerikan, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gaza. Ndërkohë, ditën e enjte është planifikuar që ai të takohet me presidentin amerikan Biden.
Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit./abcnews/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj