Një grup protestuesish nga Turqia gjatë protestës kundër Hollandës, kanë djegur gabimisht flamurin francez.
Menjëherë pas shfaqjes së videos, përdoruesit në rrjetet sociale kanë filluar të tallen, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave të huaja, protestuesit po shprehnin zhgënjimin e tyre ndaj autoriteteve në Holandë që ndaluan hyrjen e ministrave të qeverisë turke në Roterdam.
Tensionet mes Turqisë dhe Holandës janë përshkallëzuar me shpejtësi të madhe pasi ministrat e qeverisë turke kanë pretenduar të mbajnë fushatë para referendumit për qytetarët turqë në Holandë. Turqia ka rritur tensionet edhe me Gjermaninë, pasi edhe autoritetet gjermane kanë ndaluar mbajtjen e fushatës për referendum në qytetet gjermane./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...