Mijëra protestues janë zotuar të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit sudanez Khartoum, në kundërshtim të orës policore të vendosur nga këshilli iri ushtarak i vendit.
Presidenti që qëndroi në pozitë për 30 vite Omar al-Bashir u rrëzua nga posti dhe u arrestua pas muajve të protestave, transmeton portali arbresh.info.
Por demonstruesit thonë se këshilli ushtarak është pjesë e të njëjtit regjim.
Demonstratat e freskëta kanë ngritur frikën e një konfrontimi të dhunshëm ndërmjet protestuesve dhe ushtrisë.
Ekziston gjithashtu një rrezik i vërtetë se elementë të ndryshëm të forcave të sigurisë dhe milicisë mund të kthejnë armët e tyre mbi njëri-tjetrin, thotë redaktori i BBC World Service Africa, Will Ross.
OKB dhe Bashkimi Afrikan kanë bërë thirrje për qetësi./Arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...