Google ADS

Protestuesit në Madrid kundërshtojnë pezullimin e planit kundër ndotjes

08:49 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Mijëra protestues vërshuan rrugët e Madridit të shtunën për të kundërshtuar vendimin e sapozgjedhur të kryetarit të bashkisë për të ndryshuar kufizimet e ndotjes së makinave.

Protesta është nxitur nga vendimi i Partisë Popullore për ta suspenduar ndalesën për qarkullimin e shumicës së veturave me naftë dhe benzinë nëpër qendrën e Madridit. Kjo politikë kishte hyrë në fuqi për t’i plotësuar standardet e Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit shkruan BBC përcjell  Arbresh.info

Sidoqoftë, kryetari i ri, Jose Luis Martinez-Almeida, i cili u zgjodh në këtë pozitë më 15 qershor, e ka vënë në sirtar këtë plan, i cili u prezantua në nëntorin e kaluar nga ish-kryetari majtist i qytetit të Madridit.

Kryetari i ri e ka marrë mbështetjen edhe nga disa parti të tjera, përfshirë partinë e qendrës, “Ciudadanos” dhe partinë e ekstremit të djathtë, “VOX”. Ata e kanë kundërshtuar planin e paraqitur nga kryetari i kaluar, të njohur si “Madrid Central”.

“Duhet ta mbrojmë planetin duke u nisur nga vendet tona dhe nivelet e vogla. Gjëja e parë është qendra e Madridit”, tha aktorja Laura Martin, e cila po merrte pjesë në këtë protestë. Ajo ka frikë se kryetari i ri do t’i zbusë rregulloret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme