Protestuesit në Kopenhagë nuk respektojnë distancën sociale prej 1m

19:57 | 7 Qershor 2020
Arbresh.info

Mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, për të protestuar kundër racizmit dhe sjelljeve brutale të policëve në Amerikë. Policia ka raportuar se 15,000 persona kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur jashtë ambasadës së Amerikës.

Organizatorët kanë kërkuar nga protestuesit që të respektojnë masat e disancës sociale. Por nga turma e madhe e njerëzve ajo ishte e pamundur megjithatë shumica e protestuesve janë parë me maska transmeton arbresh.info

“Ne ishim sot këtu për të ngritur zërin e njerëzve me ngjyrë dhe të themi se heshtja dhe drejtësia janë të mjaftueshme,” tha Mattu Kanjia, pjesëmarrës i protestës.

Të rinjë dhe familjar kanë mbajtur pankarta në duar duke marshuar drejt parlamentit danez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme