Qindra mbështetës të një kleriku shiit hyn në Parlamentin e Irakut të shtunën. Kjo është hera e dytë brenda javës që protestuesit sulmojnë Parlamentin.
Ata po kundërshtojnë përpjekjet për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupet që mbështeten nga Irani.
Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba me qëllim që të shpërndanin protestuesit. Sipas Associated Press në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona.
Për shkak të protestës nuk u mbajt seanca e paraparë plenare.
Sipas një njoftimi, kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, ka urdhëruar forcat e sigurisë që të mbrojnë protestuesit dhe ka kërkuar nga ata që të protestojnë në mënyrë paqësore.
Mijëra protestues, ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr, kanë përdorur litar për të rrëzuar barrikadat e betonit, të vendosura pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave të huaja.
Ata i janë përgjigjur thirrjes së al-Sadr për të protestuar kundër formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga aleanca Korniza e Koordinimit, që përbëhet nga parti shiite të mbështetura nga Irani.
Partia e al-Sadr u tërhoq nga bisedimet për formimin e qeverisë në qershor, duke i mundësuar aleancës rivale Korniza e Koordinimit që të ketë shumicën e nevojshme për të lëvizur përpara me procesin.
Të mërkurën, qindra mbështetës të al-Sadr sulmuan ndërtesën e Parlamentit pasi aleanca Korniza e Koordinimit e nominoi Mohammed al-Sudani për postin e kryeministrit.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?