Protestuesit ‘jelekë-verdhë’ në Francë janë duke zhvilluar një raund të ri demonstratash kundër kostos së jetesës dhe politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Këtë javë ata janë duke u fokusuar në përdorimin e plumbave të gomës nga policia, transmeton portali arbresh.info.
Dhjetëra njerëz janë lënduar që nga fillimi i protestave javore në nëntor. Disa prej tyre kanë humbur edhe sytë.
Një gjykatë franceze ka vendosur që policia të vazhdojë të përdorë këto armë, për shkak të kërcënimit të dhunës.
Tubimet paqësore kanë përfunduar ndonjëherë në vandalizëm dhe 1,000 oficerë policie kanë qenë ndër të plagosurit. Të paktën 10 vdekje kanë qenë të lidhura me trazirat.
Javën e kaluar, Jérôme Rodrigues, një figurë e shquar në lëvizjen “gilets jaunes” (jelekët e verdhë), pësoi një dëmtim serioz gjatë një proteste në Paris./Arbresh.info/