Google ADS

Protestuesit djegin objektin e ish-parlamentit në Australi

08:45 | 30 Dhjetor 2021
S D

Ndërtesa e ish-parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u dogj të enjten nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, tha policia, raporton BBC.

Askush nuk u lëndua nga zjarri i cili përfshiu dyert e hyrjes së parlamentit të vjetër, përpara se të shuhej.

Ky veprim erdhi pasi dy javëve të protestave në vend. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por ‘shpërthimet’ e zemërimit janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.

Disa nga protestuesit e kishin identifikuar veten si pjesë e grupeve anti-qeveritare dhe “qytetarëve sovranë”, thanë vëzhguesit./arbresh.info/

https://www.bbc.com/news/world-australia-59824914

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme