Google ADS

Proteston Japonia: Koreja e Veriut hodhi katër raketa balistike

09:57 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Japonia shprehi “protestë të ashpër” pasi që Koreja e Veriut sot gjuajti katër raketa balistike në detin në afërsi të brigjeve të saja lindore, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Ai theksoi se tre nga raketat kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, që është 200 milje nautike nga bregu.

“Ky është kërcënim serioz për sigurinë e vendit tonë dhe ne i dënojmë ashpër veprimet e tilla të Koresë së veriut. Gjuajtja e raketave është shkelje e dukshme e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Kjo është situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, theksoi Abe.

Sipas tij, “gjuajtjet e sotme raketore tregojnë një nivel tërësisht të ri të kërcënimit”. Abe shtoi se do të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për siguri nacionale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme