Protestojnë emigrantët, policia përdor gaz lotsjellës

22:26 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia në ishullin grek, Lesbos, përdori gazin lotsjellës kundër qindra emigrantëve që protestonin kundër rregullave më të ashpra për azil.

Me pankarta në të cilat shkruhej fjala Liri, rreth 2 mijë persona protestuan jashtë kampit të mbipopulluar të Morias.

Protestuesit marshuan për rreth shtatë kilometra, drejt portit Mitileni por u bllokuan nga policia jashtë qytetit.

Një vonim të tepruar të aplikimeve të bëra tashmë dhe vonesa në procedurat e azilit, kanë bërë që të rritet zemërimi mes emigrantëve, pa përmendur këtu kushtet e këqija në kampet e mbipopulluara.

Pas vitesh vonesa procedural, Greqia përballet tani me rreth 90 mijë aplikime për azil, ende të pa trajtuara. Në 2019, Greqia u bë porti i parë i hyrjes për emigrantët dhe refugjatët e nisur drejt Europës. Qeveria është stërmunduar të menaxhojë fluksin, duke mbajtur shumë prej tyre në kampet e tejmbushura në ishujt grek në Egje, afër brigjeve turke. Më shumë se 20 mijë azilkërkues gjenden aktualisht në pesë kampe ku kapaciteti zyrtar është për vetëm 6200 persona dhe kushtet janë ekstremisht të vështira. Kryeministri konservator, Wiriako Micotaqis ka ashpërsuar qëndrimin ndaj azilkërkuesve dhe po përpiqet të përshpejtojë riatdhesimin e atyre aplikimet e të cilëve janë refuzuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme