Dhjetëra protestues me kapela të kuqe, u mblodhën në sheshin para ndërtesës së Capitolit në SHBA duke kërkuar zbutjen e ligjeve federale për marijuanën, por policia ua prishi festën duke arrestuar katër prej tyre.
Aktivistët, që mbanin flamuj me gjethen e marijuanës në ta, dhe një tabelë: “Të taksohet dhe rregullohet marijuana, kërkonin legalizimin e përdorimit rekreativ të marijuanës dhe mbrojtje për ata që e përdorin kanabisin për arsye mjekësore. Në protestë, u thanë edhe lutje budiste, hebreje dhe kristiane. Por, policia ndërhyri dhe arrestoi katër persona, kur ata ndezën cigaret e hashashit përballë një morie kamerash dhe bënë që tymi të përhapej në ajër.
Marijuana është e paligjshme sipas ligjit federal dhe ndalohet në pronat federale siç është Capitoli, ndërsa disa dhjetëra shtete dhe distrikti i Kolumbias, e kanë legalizuar bimën për përdorim mjekësor dhe rekreativ.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor