Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës duke i kërkuar qeverisë së tyre të lejojë më shumë refugjatë në Evropë.
“Ne i kërkojmë të gjithë qeverive, që kanë çelësin e pritjes së mijëra njerëzve që presin në kufijtë e Evropës, i kërkojmë qeverive të hapen për refugjatët por edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së atyre që jetojnë aktualisht këtu”, u shpreh një nga organizatorët e demonstratës.
Protesta ishte organizuar nga grupi “Shtëpia jonë, shtëpia juaj”, i cili propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe komisionit evropian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte.
Organizatorët thanë se kjo është demonstrata më e madhe e këtij lloji në Evropë që nga fillimi i krizës së refugjatëve.
“Njerëzit mund të na ndihmojmë të lëmë pas shpine dhimbjen që ndjejmë, pasi ne na mungojnë të dashurit tanë në Siri. Mendoni për ne si njerëz dhe jo si krizë. Ne nuk jemi një krizë, nuk vijmë këtu të vjedhim vendet tuaja të punës, ne vijmë për të jetuar në një vend të sigurt pasi Siria nuk është e sigurt”, tha një emigrant sirian.
Vitin e kaluar 5 mijë persona humbën jetën në detin Mesdhe, në kërkim të një jete më të mirë e më të sigurt në Evropë.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...