Rreth 15 mijë nxënës dhe studentë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër politikave të qeverisë mbi klimën, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Në protestën e cila është e katërta me radhë e organizuar nga organizata të ndryshme joqeveritare me slloganin “Rinia për Klimën”, morën pjesë rreth 15 mijë nxënës dhe studentë. Protestuesit u mblodhën në stacionin verior të trenave në Bruksel.
Ata marshuan disa kilometra, duke protestuar ndaj politikave të qeverisë për të luftuar ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, ndërsa kërkuan që të përgatitet një plan mbi klimën.
Ndërkohë, studentët dhe nxënësit që 4 javë çdo të enjte janë duke organizuar protesta kundër politikave mbi klimën. Protestat në fjalë pritet të organizohen edhe në javët e ardhshme.
Një 43-vjeçare gjendet pa shenje jete në Prishtinë
Dy klube të mëdha interesohen për transferimin e Kolo Mouani...
“Përgjegjësia ndaj qytetarëve, prioritet”, Krasniqi tregon p...
Nis tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë
Agjencia koreano-jugore e zbulimit: 300 ushtarë koreano-veri...
AAK mban tubim elektoral në Gjakovë