Nën organizimin e grupit “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës” është mbajtur një tjetër protestë kundër luftës në Ukrainë në qendër të Beogradit, në të cilën u tha se Rusia duhet të ndalojë agresionin ushtarak.
Aktivistët marshuan para Ambasadës ruse, ku paraqitën një listë kërkesash, duke përfshirë atë që Rusia të tërheqë 4,036 spiunët nga Serbia.
Qytetarët e mbledhur nga Sheshi i Republikës thanë se lufta në Ukrainë, e cila ka më shumë se tre muaj, duhet të përfundojë sa më parë. Ata gjithashtu deklaruan se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i paligjshëm dhe i turpshëm dhe se shkel të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Organizatori i protestës Piotr Nikitin, u bëri thirrje serbëve që “të hapin sytë dhe të mos besojnë gënjeshtrat” siç tha ai se po përhapen nga disa televizione kombëtare dhe tabloidë.
Aktivistja Aida Çoroviq, duke lexuar mesazhin në emër të grupeve të shumta të grave, tha se “më shumë se njëqind qytete në Ukrainë janë nën zjarrin e vazhdueshëm nga ushtria ruse”.
“Festimi plotësisht irracional i agresionit rus është bërë matrica dominuese e të menduarit në Serbi”, theksoi Çoroviq.
Rusisë iu kërkua gjithashtu që menjëherë të tërhiqte “të gjithë 4,036 agjentët e saj të inteligjencës” nga Serbia, veçanërisht “27 agjentë në Qeverinë serbe, 7 agjentë në Presidencën serbe, 86 agjentë në Ministrinë e Mbrojtjes, 64 agjentë në Ministrinë e Brendshme, 113 agjentë në Agjencinë e Sigurisë Informative (BIA) dhe agjentë të shumtë në organizatat fetare në Serbi”.
Për të ndihmuar Ukrainën, në protestë u grumbulluan ndihma humanitare, të cilat do të transferohen në adresën e Ambasadës ukrainase në Beograd. /Telegrafi/
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri