Google ADS

Protestat pro palestineze në SHBA, universitetet pezullojnë procesin e diplomimeve

16:47 | 29 Prill 2024
KRG

Protestat pro Palestinës po përhapen në shumë universitete Amerikane, ndërsa sezoni i diplomimeve po afron.Unë jam optimiste dhe me kurajo për faktin se bota po na kushton vëmendje se çfarë po ndodh”, tha AnnaMaria Belevitch, studente në universitetin Columbia.

E Hëna është dita e fundit e studimeve në Universitetin e Kolumbias në New-York, aty ku edhe filloi lëvizja studentore. Kampi me çadra mbetet aty ndërsa studentët dhe administratorët diskutojnë për kërkesat e protestuesve. 

Shpresoj shumë që kjo të përfundojë përpara diplomimit. Unë diplomohem këtë semestër. Kam vetëm një fjalim për të mbajtur”, tha Marc Blackman, student në universitetin e Columbia.

Klasat në Universitetin e Atalntias po përgatiten për të zhvilluar një votë për largimin e Presidentes së Universitetit të Atlantias. Para disa ditësh policia u përpoq të shkatërronte protestën dhe arrestoi disa nga studentët.

Ne u thamë dhe u shpjeguam se si njerëzit po vdesin në Gaza, qindra dhe mijëra burra, gra, nëna, dhe fëmijë janë zhvendosur me forcë”, tha Martin Berg, student i arrestuar në universitetin Emory.

Zyrtarët e policisë kanë raportuar për incidente të dhunës midis mbështetësve të izraelit dhe Palestinës. 

Ata po na mallkonin dhe shprehnin gjera të rrezikshme”.

Ceremonia e diplomimit për studentët e Universitetit të Kalifornisë, është vendosur për në Qershor. Por më shumë gjasë do të anulohen duke marrë parasysh zhvillimin e protestave. /A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme