Protestat me sloganin “Ndaloni dhunën” u mbajtën sërish në një pjesë të madhe të vende të botës. Mijëra spanjollë protestuan në qendër të Madridit në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza. Protestuesit marshuan drejt sheshit Sol duke brohoritur “nuk është luftë, është gjenocid” dhe duke kërkuar armëpushim.
Dhjetë mijë demonstrues pro-palestinezë marshuan në Berlin për të kërkuar “liri për Palestinën”. Ata ecën në një nga lagjet më multikulturore të Berlinit duke i kërkuar qeveirsë izraelite të ndalte atë që ata e konsideruan si masakër. Demonstrata të tjera u zhvilluan në qytete të tjera gjermane.
Mijëra demonstrues marshuan edhe në qendër të Londrës. Qeveria e Sunak nuk ka bërë thirrje për një armëpushim, por ka mbështetur armëpushimet humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë te njerëzit në Gaza.
Në Turqi një tubim pro-palestinez mblodhi qindra mijëra njerëz në Stamboll. Nga tubimi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se Hamas nuk është organizatë terroriste.
Demonstruesit mbanin parulla pro-Palestinës dhe valëvitën flamuj turq dhe palestinezë. Protesta të ngjashme u mbajtën në Itali, Nju Jork, Bejrut, Australi etj./tvklan
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...