Zyrtarët kinezë dhe media shtetërore kanë raportuar për protestat që kanë përfshirë SHBA-të, duke krahasuar trazirat e përhapura me lëvizjen pro-demokracisë në Hong Kong dhe duke akuzuar Uashingtonin për hipokrizi.
Në disa qytete ka pasur zjarrvënie dhe plaçkitje, dhe në të gjithë vendin policia është kritikuar për përdorimin e forcës së tepërt.
Protestat u nxitën nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan i vrarë nga një oficer policie i bardhë në Minneapolis, shkruan “The Guardian”, transmeton portal arbresh.info
Protestat amerikane pasojnë gati një vit demonstrime shumë të dukshme dhe domethënëse pro-demokracisë në Hong Kong, ku policia gjithashtu akuzohet vazhdimisht për përdorim të forcës së tepërt.
Pas skenave kaotike në SHBA, zëdhënsja e Ministrisë së Jashme në Kinë, Hua Chunying postoi “Unë nuk mund të marr frymë”, të cilat edhe ishin fjalët e fundit të Floyd, ku poshtë komentit ishte kritika e homologës së saj amerikane në lidhje me situatën e krijuar në Hong Kong.
https://twitter.com/SpokespersonCHN/status/1266741986096107520
Zëdhënësi i ministrisë së tij, Lijian Zhao ka tërhequr komentet dhe raportet e shumta në lidhje me protestat, duke përfshirë edhe nënkryetarin e Rusisë, duke akuzuar SHBA për standarde të dyfishta. “Pse SHBA mohon të drejtën e Kinës për të rivendosur paqen dhe rendin në Hong Kong, ndërsa shpërndajnë brutalisht turmat në shtëpi?” tha Dmitry Polyanskiy.
Kina shpesh ka nxjerrë në pah problemet e amerikanëve, për të kundërshtuar në këtë formë kritikat që i janë bërë për shkak të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e minoriteteve ose së fundmi trajtimin e protestuesve në Hong Kong.
Pekini ka fajësuar vazhdimisht “forcat e huaja”, përfshirë SHBA për nxitje dhe drejtimin e protestave në Hong Kong.
Të dielën media shtëtërore kineze akuzoi SHBA-të për hiporkizi, ndërsa në editorialin kryesor, nga kryeredaktori u kërkua që Trump të bisedojë me protestuesit, sikurse i kërkoi të njejtën gjë Pekinit.
“Z.President, mos u fshihni pas shërbimit sekret”, thuhet në editorial. “Shkoni dhe bisedoni me protestuesit. Bisedoni me ata, ashtu sikurse i kërkuat Pekinit të bisedojë me rebelët e Hong Kongut”
Të dielën në mbrëmje, mediat amerikane raportuan se protestuesit po i afroheshin Shtëpisë së Bardhë, ndërsa është raportuar se Presidenti Trump dhe administrate e tij ishin dërguar në bunker./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...