Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin “pa vonesë” të qindra njerëzve të arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë të dielën.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se protestuesit duhet të jenë në gjendje të “ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë nga hakmarrja”.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev pas akuzave për korrupsion.
Lideri I partisë kryesore opozitare në vend , Alexei Navalny, i cili edhe kishte thirrur protestat dhe ishte arrestuar, u shfaq në gjykatë të hënën.
Navalny, 40 vjeç shkroi në twtter nga ndërtesa: “Përshëndetje të gjithëve nga Gjykata Tversky do të vijë koha kur do ti kemi ata para gjyqit”, raporton BBC.
Sipas të gjitha gjasave, ai mund të mbahet I arrestuar për 15 ditë nën akuzën për organizim të protestës.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin