Polonia është tronditur nga protesta mbarëkombëtare që opozita i ka cilësuar si Solidarnosti i ri, por që nga përkrahësit e opozitës shihen si një operacion i mbështetur nga Soros për ndryshimin e regjimit.
Partia në pushtet, Ligj e Drejtësi, e njohur si PiS, siguroi për herë të parë shumicën parlamentare në zgjedhjet e kaluara dhe që atëherë përpiqet t’i japë vendit një fytyrë në linjë me vlerat e saj konservatore. Pjesë e këtij misioni është edhe reformimi i Gjykatës Kushtetuese, për të hequr gjyqtarët e emëruar nga partia opozitare Civil Platform (PO) pak para zgjedhjeve. PiS e ka të qartë që duhet të ketë absolutisht sukses në këtë sipërmarrje nëse dëshiron të ketë shanse për realizimin e vizionit të saj afatgjatë për Poloninë.
Megjithatë, pikërisht për këtë arsye PO ngriti dhjetëra mijëra përkrahës të saj për të kundërshtuar përpjekjet e PiS, duke përfituar edhe nga fakti që ish-lideri i saj dhe ish-kryministri i Polonisë, Donald Tus, tani është President i Këshillit të Evropës dhe është përfshirë aktivisht në kthimin e institucioneve liberale të Bashkimit Evropian kundër qeverisë së re konservatore polake. Nga këndvështrimi i PO, përkrahësve të saj dhe i një numri në rritje zërash influencues në BE, autoritetet e PiS po “çmontojnë demokracinë” dhe po e fusin vendin në rrugën e një diktature, të cilën e krahasojnë me qeverinë e Viktor Orban në Hungari. Për këto arsye dramatike, ata e krahasojnë luftën e tyre anti-qeveritare me atë të prindërve të tyre një brez më parë, kur formuan Solidarnost për t’iu kundërvënë komunistëve.
Megjithatë, nga një këndvështrim i kundërt, ministri i jashtëm polak Witold Waszczykowski akuzoi “konglomeratët e medias, bankat dhe korporatat ndërkombëtare” se po inskenojnë “përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, duke vënë në dukje se “çështja e gjykatave, reformës… është vetëm një justifikim”. Ndonëse nuk thuhet direkt, komente si ky shihen si eufemizma se George Soros dhe rrjeti në hije i “aktivistëve” të tij janë të përfshirë në një mënyrë apo në një tjetër, një ide që është hedhur edhe nga të tjerë. Ata besojnë se elita transnacionale neoliberale e BE po provokon një skenar si i Revolucionit me Ngjyra (lëvizja në fillim të viteve 2000 në vendet ish-sovjetike dhe Ballkan –Syri.net) me qëllim ndëshkimin e Polonisë për refuzimin që t’u bindej kërkesave të Brukselit për emigrantët dhe kundërshtime të tjera të njëanshme karshi vullnetit të bllokut./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...