“Stop luftës”. Është ky apeli i lëshuar nga shtrati i spitalit francez ku është shtruar, Theo, 22-vjeçari me ngjyrë, viktimë e dhunës dhe ç’burrërimit me shkop të policisë në Aulnay-sous-Bois.
Protestat 3-ditore në lagjet e Parisit, nisën pasi katër policë të enjten ndaluan të riun, që sipas akuzës është rrahur dhe përdhunuar.
Agjenti i akuzuar për përdhunim është mbrojtur duke folur për një “incident”. Agresioni është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Videoja pastaj është publikuar dhe ka shkaktuar indinjatën e thellë të parisienëve dhe qytetarëve francezë. Kryeministri Bernard Cazeneuve, ka kërkuar ndalimin kundër përgjegjësve të dhunës. “E kuptoj shumë mirë se policët janë të ekspozuar në luftën kundër terrorizimit dhe kundër dhunës, por duhet të sillen në çdo moment në mënyrë shembullore”.
Të hënën u zhvillua në Aulnay marshimi në mbështetje të të riut Theo dhe protestë kundër policisë, ndërsa të martën, të gjitha nënat e lagjeve të kryeqytetit, kanë kërkuar që policia të mos e mbajë të rrethuar zonën.
Ngjarja ndodhi të enjten në Aulnay-sous-Bois, në periferi të kryeqytetit francez, ku agjentët ndaluan të riun gjatë një kontrolli për identitetin, por që degjeneroi shumë shpejt për shkak të një grindjeje. Një prej policëve po hetohet zyrtarisht për përdhunim, ndërsa 3 të tjerët për dhunë të panevojshme.
Ndërkohë presidenti francez Fransua Hollande vizitoi në spital të dhunuarin. Ai qëndroi gjysmë ore me të së bashku me disa anëtarë të familjes. Gjatë vizitës së Hollande, 22-vjeçari i ka drejtuar një mesazh qytetarëve: “E di atë që po ndodh. E dua qytetin tim dhe kur të kthehem dua ta gjej siç e lashë. Pra, djema, stop luftës. Lutuni për mua”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...