Google ADS

Protestat në Iran, Khamenei fajëson “armiqtë”

19:18 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Udhëheqësi suprem i Iranit ka akuzuar “armiqtë e vendit” për nxitje të protestave, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Ajatollah Ali Khamenei ka folur për herë të parë për situatën që ka kapluar vendin, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Protestat që po zhvillohen për shkak të problemeve ekonomike kanë nxitur forcat e sigurisë që të përdorin dhunën kundrejt protestuesve.

Nëntë persona, përfshirë edhe një fëmijë, kanë vdekur gjatë dhunës që shpërtheu në Iranin qendror.

Protestat e fundit konsiderohen si më të mëdhatë që nga zgjedhjet e diskutueshme për president në vitin 2009./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme