Ambientet e një universiteti në Hong Kong janë kthyer në një “fushëbetejë” mbrëmjen e së martës për shkak të protestave.
Studentë u përleshën me forcat e policisë me bomba molotov, shigjeta dhe sende të tjera të forta.
Pasi policia hyri brenda rrethimit të shkollës, protestuesit vendosën blloqe betoni e formuan barrikada njerëzish për të ndaluar mësymjen.
Shumë prej studentëve godisnin me shigjeta ndërsa policia lëshonte gaz lotsjellës por kanë përdorur dhe armë me plumba gome.
Sipas BBC, përcjell oranews.tv, disa grupe protestuesish qëndronin në prapavijë dhe përgatisnin bombat molotov.
Gjendja është acaruar shumë pasi policia plagosi me armë zjarri një 21 vjeçar.
Çfarë ndodhi?
Një polic qëlloi me armë një protestues në Hong Kong.
Pamjet e shfaqura drejtpërdrejt në Facebook treguan oficerin që i drejtonte armën një protestuesi para se ai të përleshej me një person tjetër.
Një burrë tjetër, i cili mbante maskë në fytyrë i afrohet dhe oficeri e qëllon nga një distancë fare e afërt.
Nga pamjet nuk është e qartë nëse plumbat goditën dikë tjetër.
Në një deklaratë, qeveria konfirmoi që një oficer policie kishte shkarkuar revolverin e tij të shërbimit dhe se një njeri ishte qëlluar.
Autoriteti Spitalor i Hong Kong-ut tha se kishte marrë një pacient 21 vjeç me plagë me armë zjarri, i cili ishte në gjendje kritike për jetën.
Mediat lokale raportojnë se demonstruesi i ishte nënshtruar një operacioni.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...