Dy në çdo tre persona në Francë mbështet protestën e të ashtuquajturve jelekë të verdhë dhe rreth 80 për qind kundërshton masat e propozuara nga presidenti Emmanuel Macron, duke i quajtur ato të pamjaftueshme.
Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën. 66 për qind e të anketuarve, thonë se mbështesin protestat që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit e që vazhdojnë prej 12 ditësh duke bërë që me qindra e mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë, të veshur me jelekët fluoreshentë.
Vetëm 32 për qind e të anketuarve thanë se kundërshtojnë lëvizjen që ka shkaktuar probleme ekonomike pasi protestuesit kanë rënduar ndjeshëm trafikun rrugor.
Sondazhi realizohet pasi Macron u përpoq të zbuste zemërimin duke premtuar se do të ndajë rritjet e ardhshme të taksës në kohë, për ti aplikuar atëherë kur çmimet ndërkombëtare të naftës janë në rënie…Ai po ashtu premtoi konsultime publike për projektin që do ta bënte Francën një ekonomi pa karbon, por pa penalizuar familjet me të ardhura të pakta./tch
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...