Numri i personave të lënduar në protestat e Sri Lankës është rritur në 55. Mes të plagosurve është një ligjvënës nga Sri Lanka lindore, njoftuan autoritetet.
Zemërimi arriti nivele të paprecedentë në kombin e Azisë Jugore prej 22 milionë banorësh të shtunën, pasi më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së Presidentit Gotabaya Rajapaksa, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Pamjet e transmetuara në televizionin e Sri Lankës dhe në mediat sociale tregojnë se protestuesit hynë në Shtëpinë e Presidentit, zyrën dhe rezidencën e Rajapaksa në kryeqytetin tregtar, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia. Imazhet tregojnë demonstruesit brenda ndërtesës, si dhe duke notuar në pishinën e rezidencës. Rajapaksa është zhvendosur diku tjetër, thanë zyrtarët e sigurisë për CNN./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...