Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve, të cilët kanë dalë në rrugë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që ashpërsoi ligjin kundër abortit.
Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel dhe gjetkë janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e tyre të qytetit. Gjykata ka thënë se aborti për shkak të anomalive të fetusit, që deri më tani është mundësuar, tani është jokushtetues.
Kur të nisë së zbatuari ky vendim, ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e mundshme për rastet e incestit, dhunimit apo rrezikimit të shëndetit të nënës. Në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin që kur u shpall vendimi më 22 tetor.
Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Morawiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS). Një protestë masive në Varshavë është planifikuar për të premten.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...