1 Maji në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, u shënua me përleshje mes demonstruesve antiqeveritarë e forcave të sigurisë, si dhe me ndalimin e dhjetëra pjesëmarrësve në tubimin e mbajtur në sheshin “Taksim”.
Masa të rrepta sigurie ishin marrë për këtë ditë që paralajmëronte trazira. Për ruajtjen e rendit, autoritetet angazhuan plot 30 mijë policë. Sheshi “Taksim” është kthyer në vendin e kremtimeve të ditës së punëtorëve që prej vitit 1977, kur dhjetëra vetë u vranë gjatë protestave të njohura që prej atëherë si “1 Maji i përgjakshëm”.
Dita e punëtorëve risolli protestat në kryeqytetin grek, Athinë. Mijëra vetë u mblodhën përpara ndërtesës së Parlamentit, ndërsa vendi përgatitet për masa të tjera shtrënguese, kërkesë e kreditorëve të huaj.
Dy sindikatat më të mëdha organizuan tubime në mbarë kryeqendrën e Greqisë, ndërsa punonjësit e pjesës më të madhe të shërbimeve publike u hodhën në grevë.
Sindikata e tregtisë “CFDT” ishte ajo që organizoi në Francë protestën kundër udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Grupe në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të homoseksualëve dolën po ashtu në shesh për të ngritur zërin kundër linjës së ashpër të Le Penit.
Në Rusi, 1 Maji ishte ditë feste. Mbi 100 mijë pjesëtarë të sindikatës ruse të punës marshuan në “Sheshin e kuq” të Moskës, ku njerëz të të gjitha moshave kishin dalë gjithashtu me flamuj, tullumbace e pankarta në duar.
Me lojëra dhe shfaqje sportive u kremtua kjo ditë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Penian. Tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet fqinje, pasojë e programit bërthamor të vendit komunist, duket se për pak kohë u lanë mënjanë.
Në Taivan pati marshime proteste. Mijëra vetë zbritën në rrugët e Taipeit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të punës që po ndjek qeveria aktuale.
Për Gjermaninë, 1 Maji, dita që vendos fokusin te tema e drejtësisë sociale, erdhi me thirrjet e shoqatës së sindikatave vendase për një manifestim qëndror nën moton “Ne jemi 1. Ne jemi shumë”.
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione