Google ADS

Protestat anti-qeveritare në Irak çojnë në përplasje vdekjeprurëse

21:48 | 2 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga dita e martë, kur edhe filluan protestat anti-qeveritare në Irak.

Mijëra qytetarë kanë protestuar në Bagdad, Nasiriya dhe në qytetet tjera, transmeton portali arbresh.info

Protestat kanë filluar si pasojë e pakënaqësisë ndaj mungesës së vende të punës, shërbimeve të dobëta dhe korrupsionit.

Platformat e mediave sociale dhe aksesi në internet janë bllokuar në kryeqytet dhe pjesë të tjera të vendit.

Duke fajësuar “rebelët” pa emër për trazirat, qeveria u zotua të adresojë shqetësimet e protestuesve, ndërkaq Kombët e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndalojnë ushtrimin e dhunës.

Protestat, të cilat duket se nuk kanë ndonjë udhëheqje të organizuar, janë më të mëdhatë që kur Kryeministri Adel Abdul Mahdi mori detyrën një vit më parë.

Protestuesit gjithashtu u përpoqën të arrinin në sheshin qendror Tahrir, të cilin policia e kishte mbyllur më parë së bashku me një urë aty pranë që çon në Zonën e Gjelbër, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme