Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe certifikatave të Covid janë mbajtur edhe sot në qendër të Lubljanës.
Për të tretën të mërkurë rradhazi, mijëra njerëz të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë janë mbledhur para ndërtesës së qeverisë, transmeton portal arbresh.info
Sikurse edhe dy të tjerat, edhe protesta e fundit përfundoi me trazira, ku policia është detyruar të përdorë topa uji për të shpërndarë protestuesit.
Protesta filloi rreth orës 13 dhe ishte e qetë, ndërsa autoritetet u bënë thirrje protestusve që të respektojnë ligjin për tubimet publike.
Protesta, ku marrin pjesë anëtarë të shoqatave kundër vaksinimit, si dhe njerëz që thonë se nuk janë kundër vaksinimit, por që është çështje e zgjedhjes personale dhe çështje e vullnetit të lirë, filloi me një “minutë heshtje” për nder të vajzës 20-vjeçare që vdiq mëngjesin e sotëm, e cila vdiq si pasojë e sulmit në tru pasi ishte vaksinuar me Johnson & Johnson kundër Covid-19.
Ndër të tjera, në tubim u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe politikës së saj, si dhe thirrje “Hajdutë, hajdutë”./arbresh.info/
https://twitter.com/mlakarjev/status/1443209714788143114?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443209714788143114%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D09dd%3D29nav_category%3D78nav_id%3D1929882
https://twitter.com/naobrobju/status/1443233009923149828?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443233009923149828%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D09dd%3D29nav_category%3D78nav_id%3D1929882
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën