Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus.
Partia në pushtet e miratoi atë pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni dhe Brukseli se një veprim i tillë, mund të kërcënojë partneritetin e Gjeorgjisë me Perëndimin.
Qindra protestues, me maska kundra-gaz, vërshuan rrugëve të Tblisit pasi parlamenti i Gjeorgjisë miratoi projektligjin mbi “ndikimin e huaj”.
“Ne do të luftojmë për të ardhmen tonë. Ky ligj është realisht një ligj pro-rus dhe pengon rrugën tonë drejt Evropës. Ne do të luftojmë deri në fund”, thotë protestuesi Levan Todria.
Projektligji kërkon që çdo grup që merr më shumë se 20% të financime nga jashtë, të regjistrohet si agjent i huaj.
Qeveria thotë se kjo është e nevojshme për të parandaluar ndërhyrjen e huaj, por kritikët e quajnë atë një kërcënim të stilit rus, për të mbytur fjalën e lirë. Uashingtoni dhe Brukseli thonë se veprimi kërcënon marrëdhëniet e Tblisit me Perëndimin.
Për më shumë se një muaj, protestuesit gjeorgjianë kanë dalë në rrugë, duke zhvilluar mitingjet më të mëdha që vendi prej 3.7 milionë banorësh ka parë që nga koha kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991. Protestuesit e shohin lëvizjen e qeverisë si anim drejt Rusisë.
“Nëse bëhet përpara me miratimin e projektligjit pa u sjellë në përputhje me normat e BE-së dhe nëse kjo lloj retorike denigruese kundër SHBA-së dhe partnerëve të tjerë vazhdon, mendoj se marrëdhënia është në rrezik”, tha Jim O’Brien, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ndërsa ndodhej në Tbilisi për takime me autoritetet gjeorgjiane.
Forcat e sigurisë gjeorgjiane kanë arrestuar me dhjetëra protestues gjatë ditëve të fundit.
“Qëllimi dhe objektivi është vetëm një – ne nuk duam të kthehemi tek Bashkimi Sovjetik. Ndaj të gjithë, pavarësisht nëse janë studentë apo të moshuar, jemi këtu, sepse po luftojmë për një qëllim, kundër kësaj qeverie pro-ruse”, thotë protestuesi Sandro Shotadze.
Me kalimin e viteve Tbilisi ka ruajtur një qasje të paqartë strategjike sa i takon politikës së jashtme. Në njërën anë ka punuar me Perëndimin për të qetësuar popullatën, që në pjesën dërrmuese është pro-evropiane, e në të njëjtën kohë ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.
Projektligji do të shkojë tashmë për miratim tek Presidentja e vendit Salome Zourabichvili e cila është zotuar të vendosë veton ndaj tij. Gjatë një interviste me shërbimin rus të Zërit të Amerikës ajo tha ligji paraqet rrezik për vendin dhe minon rrugëtimin evropian të tij.
“Ne po humbasim kohë duke kopjuar disa ligje ruse që publiku këtu e di shumë mirë se si u përdorën në Rusi. Ato janë përdor për të kufizuar kapacitetin e shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të mbrojtur të drejtat politike dhe u përdor gjithashtu kundër medias së lirë. Ndaj unë do të vendos ndaj këtij projektligji”, tha ajo.
Por megjithatë qëndrimin kundër të presidentes, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka një shumicë të mjaftueshme për ta rrëzuar veton duke mundësuar futjen në fuqi të projektligjit. Zonja Zourabichvili ka 14 ditë afat për të vepruar mbi këtë çështje./voa
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...