Jelekët e verdhë zhvilluan demonstrata në Paris, kryeqytetin e Francës, për të protestuar ndaj politikave të administratës së presidentit Emmanuel Macron.
Qindra aktivistë të “jelekëve të verdhë” u mblodhën përpara Këshillit të Shtetit në Paris dhe marshuan deri pranë Sheshit Chatelet.
Protestuesit mbanin pankarta kundër Macronit dhe bërtisnin parulla si: “Ne jemi këtu, edhe nëse Macron nuk dëshiron”; dhe i thanë presidentit Macron, i cili është në karantinë pasi është infektuar me COVID-19: “Bëhu gati, Macron, do të të marrim nga shtëpia jote”.
Në demonstratë, u hapën çadra për të mbështetur aktivistin e jelekëve të verdhë i cili u arrestua javën e kaluar në një protestë kundër Islamofobisë, e cila po rritet pas ligjit të ri të sigurisë të miratuar në vend.
Protestuesi Daddi, i cili nuk donte të jepte mbiemrin e tij, tha për AA se po protestonte për të mbrojtur liritë themelore.
“Policia dhe drejtësia punojnë për qeverinë. Kjo është diktaturë. Asgjë tjetër”, tha Daddi, duke shtuar se njerëzit po futen në listën e zezë për shkak të fesë së tyre dhe të gjithë po monitorohen dhe ndiqen.
Departamenti i Policisë së Parisit nuk lejoi demonstrata rreth Asamblesë Kombëtare dhe në Rrugën Champs-Elysees.
Protestat e jelekëve të verdhë, të cilat filluan dy vjet më parë, kanë shkaktuar kriza shoqërore dhe politike në vend./AA/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...