Policia e Hong Kongut ka qëlluar një protestues me armë për herë të parë në katër muaj që po mbahen demonstrata.
Dhjetëra mijëra persona marshuan në Hong Kong, për të kundërshtuar një projektligj, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor. Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.
Protestat u thirrën në një “ditë kombëtare pikëllimi”, në të cilën tre mijë njerëz u bashkuan në rrugët e qytetit, nëpër gjashtë zona, për të përhapur ende zemërimin e publikut ndaj Pekinit, raporton “The Guardian”.
Protestuesit tmerruan qytetin, të cilët hodhën koktej molotovi, bllokuan stacionet e metrosë dhe hapën zjarre në rrugë.
Në një video të postuar nga Unioni i Studentëve të Universitetit në Hong Kong, shihet se si një polic po qëllonte protestuesin në mes të turmës me një pistoletë.
Për këtë veprim, mbikëqyrësja e lartë e policisë Yolanda Yu Hoi-këan pretendoi se oficeri vepronte në vetëmbrojtje. “Policët u kërcënuan seriozisht. Për të shpëtuar jetën e tij dhe të kolegëve të tij, ai qëlloi me një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sulmuesit ”, tha ajo në një mesazh video të postuar në internet.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...