Protesta të dhunshme në Barcelonë afër vendit të sulmit terrorist

20:44 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Qindra aktivistë të ekstremit të djathtë kanë përmbytur rrugët e qendrës së qytetit të Barcelonës në shenjë proteste pas sulmit vdekjeprurës në bulevardin Las Ramblas.

Anëtarët e grupit anti-Islam ‘La Falange’ janë përleshur me protestuesit anti-fashistë vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi terrorist, transmeton portali arbresh.info

Policia ka tentuar të krijojë bllokadë mes dy grupeve, megjithatë skenat tregojnë se tensionet në kqyeqytetin spanjoll janë rritur dukshëm.

Pas sulmeve nga të dy palët ka ndërhyrë edhe policia.

Grupi ‘La Falange’ ka fajësuar politikat e BE-së dhe emigrantët për sulmin terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe rreth 130 të tjerë u plagosën.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Barcelonë e ka marrë Shteti Islamik./Arbresh.info

7551a5f1-d70f-4ee2-8de9-1514b22630b6 barcelona-far-right-protest-638528 barcelona-protest-1047993 barcelona-protest-1047995 f328014f-f713-4f60-8622-c4adbd94a477

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme