Google ADS

Protesta të dhunshme kundër vaksinimit

23:36 | 3 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Disa policë britanikë janë plagosur sot në Londër gjatë përplasjeve me protestuesit që protestonin kundër vaksinimit të koronavirusit.

Kundërshtarët e vaksinimit u përpoqën të depërtojnë në ndërtesën ku ndodhet sot selia e Agjencisë Britanike të Barnave, në një kohë kur Qeveria duhet të vendosë për shtrirjen e imunizimit tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, transmeton portal arbresh.info

Policia e Londrës tha se kishte dërguar një numër të madh anëtarësh për të mbrojtur hyrjen në ndërtesën e agjencisë përgjegjëse për miratimin e vaksinave të koronavirusit.

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk është i detyrueshëm në Britani të Madhe, ku më shumë se 133,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit.

Në Britani të Madhe rreth 90 përqind e të rriturve e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./arbresh.info/

https://twitter.com/Ruptly/status/1433777479773310990

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme